Bayern Munich vazhdon rrugëtimin e tij për të fituar sa më shumë trofe të jetë e mundur. Sezoni 2026/27 i Bundesliga nisi një muaj më parë dhe, deri më tani, skuadra mbetet e pamposhtur në të gjitha kompeticionet. Pavarësisht se ekipi është qartazi në një fazë eksperimentimi, ata kanë arritur të dalin nga situata të vështira falë talentit të jashtëzakonshëm individual.
Kjo u pa në fitoren e vështirë 2-1 në transfertë kundër SV Elversberg. Skuadra e sapongjitur në Bundesligë vuri në vështirësi kampionët e Bundesliga, që dolën fitues falë golave të realizuar nga Lennart Karl dhe Harry Kane.
Trajneri Vincent Kompany shprehu vlerësimin për kundërshtarin: “Kundërshtar i vështirë, fushë e vështirë. Jam i sigurt se ata do të marrin shumë pikë këtu, përfshirë edhe ndaj ekipeve të mëdha”.
“Por, ne patëm momentet tona dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Jemi të lumtur me 3 pikët,” shtoi trajneri belg, që foli se problem po bëhen rsatet e shumta të humbua para portës.
“Tema e përsëritur në ndeshjet e fundit ka qenë humbja e rasteve të mëdha. Kundër Schalke dhe Bodø, ne dominuam dhe presingu pas humbjes së topit ishte vërtet i mirë. Këtë herë nuk ishte në nivelin e duhur. Thjesht nuk ishim aty ku duhej,” shpjegoi ai.
“Kjo ka të bëjë edhe me kundërshtarin; ata ishin të guximshëm dhe të zotë me topin. Por nëse nuk bën presing siç duhet, atëherë bëhet e vështirë. Megjithatë, është mirë që arrin të fitosh edhe kur nuk je në 100% të formës. Kjo është një cilësi,” deklaroi Kompany.