Vincent Kompany është i bindur se për Bayern-in e tij Bundesliga mund të jetë vetëm njëri prej titujve të mundshëm këtë sezon. Bayern-i i tij është ende në garë në tri fronte, por praktika Bundesligë mund të mbyllet nesër ku bavarezët presin në fortesën e tyre VfB Stuttgart.
Përballë gazetarëve për të komentuar takimin e të dielës, trajneri belg ka përfituar për të ftuar ekipin që të ruajë përqëndrimin edhe në rast se titulli i 35-të kampion mund të vijë që në javën e 30-të.
“Festa e rtitullit është një argument që më intereson pak tani. Ne jemi në një pikë të sezonit ku mund të jetojmë fare mirë edhe pa festuar për titullin. Sa tituj dhe si do t’i festojmë vendoset tani”, tha tekniku 39-vjeçar.