Vincent Kompany nuk do të jetë prezent në fushë në “Parc des Princes” për ndeshjen mes PSG-së dhe Bayern-it pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen kundër Real-it të Madridit.
Për ndeshjen ne fjalë trajnerit belg do t’i duhet që të udhëzojë lojtarët vetëm në disa momente pasi rregullorja e UEFA-s flet qartë.
Dita Kompany në Paris:
* Kompany nga hoteli udhëton për në stadium së bashku me ekipin me autobus afërsisht 90 minuta para fillimit të ndeshjes.
* Që nga momenti që autobusi parkohet në stadium, Kompany duhet të ndahet nga skuadra dhe nuk lejohet të hyjë në dhomën e zhveshjes.
* Atij i lejohet të japë intervista pasi nuk ka asnjë kontratë me klubin.
* Kompany do ta shikojë ndeshjen nga një zonë private. Një anëtar i stafit të UEFA-s do të jetë pranë tij për ta monitoruar dhe të siguruar që ai të mos komunikojë me askënd.
* Komunikimi nëpërmjet telefonit është i ndaluar, një rregull që UEFA e ka zbatuar në mënyrë strikte në raste të ngjashme.