Me përfundimin e dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve sonte, janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale.
Për shkak të shortit të hedhur më parë, dihej se kush mund të luante kundër njëri-tjetrit në gjysmëfinale, derisa të mërkurën mbrëma u përcaktuan kundërshtarët.
Në gjysmëfinalen e parë e cila do të luhet më 29 prill në Londër, Arsenali që e eliminoj Real Madridin, kampionin aktual të Championsit, do të pres Paris St. Germainin.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale një ditë më pas më 30 prill, Barcelona do të luaj në shtëpi kundër Interit.
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales luhen një javë më pas, më 6-7 maj.
Kujtojmë se Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në këtë edicion, do të luhet në Munih të Gjermanisë, më 31 maj.