Ylli i Mançester Junajtidit, Anntony është përfshirë në një hetim, për dhunë. Mediat britanike raportuan se ndaj tij ka pasur një denoncim që ka dhunuar partneren e tij e madje e ka lënë edhe shtatzënë pa dëshirë, duke rënduar në këtë mënyrë më shumë akuzat.
Për shkak të kësaj, ai u përjashtua edhe nga kombëtarja braziliane dhe së fundmi, ka reaguar edhe klubi i Mançester Junajtidit me anë të një komunikate për shtyp, ku ka pranuar se ka akuza dhe ka kërkuar që të bëhet hetim.
“Mançester Junajtid pranon akuzat e bëra kundër Antoni dhe njofton se policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të tjera.
Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet e mëvonshme që do të kenë tek të përfshirët në abuzim”, shkruan klubi në komunikatën për shtyp.
PANORAMASPORT.AL