Monday, 31. August 2026
Sport

Konate mbron Mbape: I kam “zili” talentin, por jo jetën!

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Gjatë një interviste për emisionin “Canal Football Club”, Ibrahima Konate ka folur për periudhën e keqe në të cilën ndodhet Kilian Mbape.

Mbrojtësi i Liverpul lë të kuptohet se jeta është mjaft e vështirë për bashkëkombësin e tij te Real Madrid. “Mund të them pa frikë se Kilianit i kam zili vetëm talentin pasi jetën e tij nuk e dua. Emri i tij figuron në çdo edicion lajmesh. Çfarë do lloj gjëje që bën, emri i tij pasqyrohet kudo”, tha Ibrahima Konate për emicionin e transmetuar në “Canal+”.

Mbape nuk është grumbulluar nga Deshamps për ndeshjet e fundit të Nations League ku Franca do të përballet me Izraelin dhe Italinë.

Teilen: