Friday, 13. March 2026
Moto GP

Konfirmohet: Gjilani dhe Prishtina e luajnë finalen e Kupës së Kosovës më 5 qershor

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Është mësuar edhe zyrtarisht data e finales së madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

  

Gjilani dhe Prishtina do të përballen më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e SC Gjilanit me anë të një postimi.

Gjilani në gjysmëfinale e eliminoi Llapin, ndërkohë Prishtina pa problem e eliminoi Vushtrrinë.

Prishtina e ka fituar plot shtatë herë trofeun e Kupës së Kosovës, teksa Gjilani ka triumfuar vetëm një herë dhe atë para më shumë se dy dekadash./Lajmi.net/

  


Teilen: