Wednesday, 23. September 2026
Sport

Konfirmohet: Kaçuri dhe Osmani marrin lejen nga FIFA, të gatshëm për ndeshjen ndaj Irlandës

GS 23/09/2026 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës ka dy prurje të reja në prag të ndeshjes ndaj Irlandës.

Menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala, ka konfirmuar se Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri i kanë të kompletuara dokumentacionet dhe janë të gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës në përballjen e radhës.

Të dy futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Franco Foda, i cili tashmë do të vendosë nëse do t’u japë minuta në ndeshjen ndaj Irlandës.

Teilen: