Saturday, 23. May 2026
Sport

Konfirmohet lëndimi i Manuel Neuerit, mungon disa javë

GS 06/03/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri gjerman, Manuel Neuer, u largua mbrëmë nga ndeshja kundër Bayer Leverkusenit.

Neuer pësoi një lëndim duke festuar golin e shënuar nga Harry Kane.

Skuadra e Bayern Munchen përmes komunikatës zyrtare ka bërë të ditur se portieri gjerman ka çarje të fibrës muskulore në këmbën e djathtë.

Nuk dihet se sa gjatë do të mungojë, por flitet se do jetë jashtë fushave për disa javë.

Teilen: