Tuesday, 3. March 2026
Sport

Konfirmohet lëndimi i Ronaldos

GS 03/03/2026 2 Min. Lesezeit

Raportimet e mediave të huaja për largimin e Cristiano Ronaldos nga Arabia Saudite shkaku i luftës po dalin të jenë të pavërteta.

Klubi i tij, Al-Nassr, të martën mbrëma ka lëshuar një komunikatë me të cilin ka konfirmuar se portugezi ka pësuar lëndim në tendinën e gjurit dhe do t’i nënshtrohet programit të rehabilitimit ditë pas dite në Arabi.

Në fakt, është lëndim më i rëndë sesa pritej për 41-vjeçarin.

Pas ndeshjes me Al-Fayhan në fundjavë, ku Ronaldo kërkoi zëvendësim 10 minuta pa përfunduar ndeshja, trajneri i Al-Nassrit, Jorge Jesus, pati deklaruar se kjo ishte thjesht për shkak të lodhjes muskulore.

Dhe, kjo mund të jetë pasi Ronaldo mungoi në disa ndeshje si formë proteste ndaj Federatës së Futbollit të Arabisë për shkak të trajtimit të padrejtë financiar që pretendon se po i bëhet klubit të tij, Al-Nassr.

Por nëpërmjet një komunikate, Al-Nassr ka thënë se Ronaldo ka probleme me tendinin e gjurit.

“Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim të tendinit të gjurit gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha. Lojtari ka filluar procesin e rehabilitimit dhe gjendja e tij do të vlerësohet çdo ditë”, thuhet në komunikatë.

Klubi arab se nuk e ka saktësuar se sa i rëndë është problemi me tendinin, prandaj edhe koha e kthimit të tij në fushë nuk dihet.

Teilen: