Tuesday, 26. May 2026
Sport

Konfirmohet një mungesë e madhe në ‘El Clasico’ për Real Madridin

GS 23/10/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Real Madridit gjatë fundjavës do të luajë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Rodrygo, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, do të mungojë në këtë takim mjaft të rëndësishëm e të shumëpritur nga të gjithë.

Kjo për shkak se sulmuesi brazilian u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

 

 

Teilen: