Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten ka konfirmuar orarin e ndeshjeve të xhiros së radhës në Superligë.
Të premten, shtunën dhe dielën, do të zhvillohen pesë duelet e xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar.
Xhiro do të hapet të premten me derbin ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, i cili nis në orën 19:00.
Feronikeli ’74 – Vushtrria dhe Malisheva – Ballkani, janë ndeshjet që luhen të shtunën, e që startojnë prej orës 16:00.
Në orën 16:00 nis edhe ndeshja e së dielës, ajo ndërmjet Drenicës dhe Llapit kurse nga ora 19:00 në të njëjtën ditë, luhet dueli Dukagjini – Drita.
Me ndeshjen që zhvillohet në Klinë, edhe do të mbyllet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës.
Teilen: