Serxho Konseisao do të zhvillojnë sot me Milanin, në 21:00, gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Interit. Pas finales së Superkupës, kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe trajneri e ka analizuar në konferencë për shtyp.
Si ndiheni për këtë derbi dhe sa mund të ndikojë kjo ndeshje?
Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme, për kontekstin e për të gjithë elementët që përfshin. Momentet janë të ndryshme, por edhe disa lojtarë të ndryshëm në fushë. Le të përpiqemi të zhvillojmë një paraqitje të mirë. Interi është një ekip shumë i fortë, por ne duam të hyjmë fuqishëm në lojë dhe të arrijmë atë që duam, që është fitorja.
A mund të jetë një natë për Leaon?
Rafaelin e kam njohur që fëmijë. Duhet të ketë një evolucion që nuk e ka pasur ende. Unë bëj zgjedhjet, por është e lehtë të më kritikoni nëse ndeshja shkon mirë. Edhe unë jam i hutuar ndonjëherë, por për sa i përket talentit dhe cilësisë, ai është një nga më të mirët në botë. Duhet të gjejë qëndrueshmërinë për të shënuar 20 gola në sezon përveç asisteve. Mos më pyesni pse luan apo jo, unë vendos në bazë të asaj që shoh çdo ditë dhe ju siguroj se di më shumë gjëra se ju.
Keni folur me Santiago Gimenezin në këto ditë?
Është normale që të duhet pak kohë për t’u ambientuar. Ai shënoi 4-5 gola dhe më pas pati një rënie, që u ndodh të gjithë lojtarëve, sepse Seria A është një nga më të mirat në botë. Duhet t’i japim hapësirë dhe ta bëjmë të rifitojmë besimin. Edhe për mua ishte e vështirë në fillim dhe kur mbërrita në Itali më thërrisnin “Bidoni”.
Mediat kanë publikuar një bisedë mes Uokerit dhe Feliksit. Jeni dakord?
Për Feliksin vlen e njëjta gjë si për Gimenezin dhe nuk është e lehtë. Episodi është normal mes lojtarëve. Më pëlqejnë ata që flasin, sepse është shumë e rëndësishme që skuadra të shkojë në të njëjtin drejtim.
Sa të kënaqur do t’ju bënte fitimi i Kupës së Italisë?
Sigurisht që do të isha i kënaqur të kisha fituar një tjetër trofe, por së pari janë gjysmëfinalet për të kaluar dhe më pas ndoshta finalja. Mendoj të punoj mirë çdo ditë, të përmirësoj ekipin dhe të jemi në një nivel profesional sa më të lartë. Nuk e di se si do të ndihem në fund të sezonit. Nuk jam njeriu më i lumtur në botë për momentin për atë që kam përjetuar në këta tre muaj. Raportet me djemtë janë shumë të mira, mund ta shihni edhe nga reagimet që kanë.
Pse nuk keni arritur t’i jepni ekuilibër mbrojtës këtij Milani?
Për të pasur ekuilibër duhet të përfshihet i gjithë ekipi, jo vetëm prapavija. Dua të kem një ekip kompakt, por të kesh një ekip të tillë kur nuk bëjmë presion fort përpara, është e vështirë. Nuk kemi pasur një sjellje kolektive, ndaj bëhet e vështirë dhe jemi të pambrojtur.
Në një sezon zhgënjyes, a mund të bëjë diferencën ky derbi i dyfishtë?
Gota mund të shihet gjysmë plot ose gjysmë bosh. Shikoni sa vite kanë kaluar që kur Milani fitoi dy tituj në një sezon. Për sa i përket renditjes, nuk është në nivelin e Milanit, por ky derbi është i rëndësishëm sepse mund të na lejojë t’i afrohemi një finaleje.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL