Trajneri i Milanit, Serxho Konseisao, ka komentuar humbjen ndaj Lacios duke u ndalur pikërisht te atmosfera e pazakontë e krijuar në ”San Siro” ku gjithë ndeshjen, mbështetësit kuqezinj kontestuan klubin. Sipas tij, kjo kishte ndikuar edhe në paraqitjen e skuadrës.
“Momenti nuk është aspak i lehtë, ne e dimë këtë. Lojtarët e ndjejnë atë që po ndodh rreth klubit. Ka vetëm një mënyrë: të punojmë dhe të kemi krenarinë maksimale për këto ngjyra që mbrojmë, duke dhënë gjithçka çdo ditë për të ndryshuar situatën. Ka edhe episode që ndodhin gjatë ndeshjes, negative për ne dhe vendimtare për kundërshtarin, por nuk dua të flas për mungesë fati.
Ne gjithmonë flasim për të njëjtën gjë. Ne e përgatitëm ndeshjen në një kohë shumë të shkurtër, folëm për këtë mjedis dhe ishte e çuditshme, hera e parë që më ndodh në karrierë. Lojtarët e ndjejnë: Unë kam qenë lojtar dhe e dimë se kur është kështu, këpucët janë të nxehta. Nuk është e lehtë: kur nuk të del një driblim, një pasim dhe kundërshtari shënon gol… Skuadra tregoi karakter të madh kur mbeti me dhjetë lojtarë, madje mund të kishim fituar. Në fund ndodh ky penallti. Lojtarët më japin përgjigje pozitive. Është një gjë mes nesh në stërvitje, pas kësaj po futemi në një situatë të vështirë që ka qenë që nga fillimi i sezonit. Ne përpiqemi të punojmë edhe për këtë, jo vetëm në nivel taktik dhe fizik”, tha ndër të tjera Konseisao pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL