• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konseisao me valixhe në duar, te Milani do të ketë revolucion

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjes në fina len e Kupës së Italisë, trajneri i Milanit, Serxho Konseisao, ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij, duke thënë: “Duhet ta mbyllim kampionatin me dinjitet, pastaj flasim”. Një qëndrim i kuptueshëm, pasi për kuqezinjtë mbeten ende dy ndeshje që mund t’u hapin derën drejt Europës. Por, gjithsesi, largimi i teknikut portugez në fund të sezonit duket i pashmangshëm, një vendim pothuajse i marrë, që do të sjellë ndarjen përfundimtare mes palëve.

milana

Largimi i Konseisaos nuk do të jetë i vetmi. Kajli Uoker nuk pritet të blihet, ndërsa Zhoao Feliks është shumë i lidhur me fatin e trajnerit portugez, edhe pse largimi i tij është pothuajse i sigurt. Gjithashtu, Rikardo Sotil nuk arriti kurrë të përshtatet me ambientin kuqezi.

Të gjitha këto lëvizje tregojnë se Milani ndodhet përpara një vere të mbushur me vendime të rëndësishme dhe ndryshime thelbësore. Një ndër prioritetet e para është emërimi i drejtorit të ri sportiv. Administratori Furlani preferon D’Amikon, aktualisht në Atalanta, por klubi bergamask nuk është i gatshëm ta lëshojë. Nga ana tjetër, Igli Tare, një emër i njohur për tifozët italianë, është gjithmonë i gatshëm për të marrë drejtimin, dhe prania e tij në “Olimpico” së fundmi ka nxitur spekulime, edhe pse ai ka një lidhje të kahershme me stadiumin si ish-lojtar i Lacios.

TRAJNERI- Nëse çështja e drejtorit sportiv është ende e hapur, ajo e trajnerit mbetet një mister më vete. Antonio Konte është i ndarë mes Napolit dhe Juventusit. Maks Alegri mund të trashëgojë stolin napolitan në rast ndarjeje me De Laurentisin, ndërsa Fabregas pritet të qëndrojë te Komo. Atalanta, ndërkohë, përpiqet të rinovojë me Gasperinin. Në këtë panoramë, Milani mund të detyrohet të “punojë me fantazi” për të gjetur njeriun e duhur për pankinën.

LARGIMET- Por sfidat nuk ndalen këtu. Pasi të përcaktohen drejtori dhe trajneri, do të nisë edhe puna për formësimin e skuadrës. Rreziku i parë? Mançester Siti po përgatit një ofertë për mesfushorin holandez Tixhani Reijnders, një nga pak pikat e ndritura në këtë sezon të zymtë për Milanin. Lojtari është i përqendruar te përfundimi i sezonit, por një lëvizje drejt Anglisë nuk përjashtohet.

Një tjetër dosje e nxehtë do të jetë ajo e rinovimeve me portierin Menja dhe mbrojtësin Teo Hernandez. Ndërkohë, në horizont duket një mundësi shkëmbimi me Romën Tami Abraham për Aleksis Salemakers. Në përfundim, Milani ndodhet përpara një vere të zjarrtë. Me shumë dyer që do të hapen dhe mbyllen, e ardhmja nuk mund të presë më. Në “Casa Milan”, ora për vendime të mëdha ka trokitur.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kaos në Brazil, Gjykata shkarkon presidentin e Federatës, e ardhmja e Ancelottit mbetet pezull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.