Rezultate e Milanit në ndeshjet e fundit dëshmojnë më së mirë se kuqezinjtë janë një skuadër që bën dy hapa pas kur pritet të bëjë një përpara. Sistematikisht.Dy trajnerë, më shumë se 150 milionë euro të shpenzuara në dy hapësira merkatoje dhe situata që nuk ndryshon. Vështirë të shpjegohet. Kanë tentuar specialistë futbolli, drejtuesa të ndryshëm dhe vetë Serxho Konseisao duket sikur nuk ka më përgjigje.
Ja që diçka më shumë se pas 48 orësh, “Djalli” do të duhet të arrijë një finale në Kupën e Italisë. Përballë do të jetë Interi dhe një barazim i ndeshjes së parë (1- 1). Praktikisht, shumë probleme dhe pak kohë, megjithatë trajneri mundohet të gjejë ndonëj notë optimizmi.
Çfarë ndeshjeje ishte?
Pjesa e parë mu duk e ekuilibruar. Mbase ishim pak më të tërhequr se sa kisha kërkuar dhe përgatitur, por rivalët nuk patën asnjë rast. E përfunduam mirë pjesën e parë, por më pas kur erdhi puna për të vendosur sulmuesit përballë portierit. Nuk ia dolëm dhe e paguam.
Pse më pas kaluat me katër në prapavijë?
Nuk është se nuk më pëlqeu prapavija me tre, por ishte një përpjekje në kërkim të barazimi.
Sikur nuk pamë një Milan agresiv, cilësi kjo që nuk ju ka munguar edhe në ditët më të këqija…
Nuk mendoj se na pengoi derbi, fundja jemi profesionistë dhe e dimë që ndeshja më e rëndësishme është ajo që luhet. Zakonisht kush hyn na jep pak më shumë, por edhe Sotilin e vendosa në një pozicion që nuk është i tij. Na mungonte agresioni që kemi pasur normalisht.
A luan edhe Kupa e Italisë një rol në të ardhmen tuaj?
E ardhmja ime (qesh)… Çdo ditë që nga Milan-Kaljari dëgjoj të flitet se kush vjen te Milani. Për mua është në rregull, por për grupin me të cilin punoj mbase jo. Ata shohin të gjitha lajmet dhe nuk ka stabilitet. Ne duhet të punojmë sot që të përpiqemi të jemi më të mirë nesër. Nuk është e lehtë për mua sepse ata që flasin nuk kanë shumë respekt. Dëgjoj që komentojnë trajnerin e Milanit sikur të mos ketë qenë kurrë në futbollin e vërtetë. Sidoqoftë, unë mendoj për përgatitjen e ndeshje me Interin, duke u përpjekur për të fituar dy tituj të cilët Milani nuk i ka fituar prej kohësh…
PANORAMASPORT.AL