• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konseisao përgjigjet vetëm pas 24 orësh, Milani mes Fonsekës dhe… Poterit

09/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas asaj që raporton “O Jogo” në Portugali, përballja e shumëpritur mes Andre Vilas Boash, presidentit të ri të Portos, dhe Serxho Konseiao, trajner i skuadrës portugeze, i cili pak ditë para zgjedhjeve kishte rinovuar deri në vitin 2028 me presidenti i vjetër Pinto da Koshta.

konseisao

Pas këtij takimi do të kuptohet nëse aventura e ish-lojtarit të Interit dhe Lacios në pankinën e “Dragonjve” do të vazhdojë apo jo, dhe për të vërtetën duhet pritur deri nesër. Në fakt, 49-vjeçari prej disa ditësh është në krye të listës së Milanit për të zënë vendin e Stefano Piolit në stolin e kuqezinjve, me Lopetegin që u shua si pistë pas reagimit të ashpër të tifozëve.

EMRA TË RINJ E TË VJETËR – “Djalli” e ka zhvendosur vëmendjen te trajneri portugez, edhe pse të tjerë mbeten gjurmë të gjalla, veçanërisht ajo që të çon në Paulo Fonseka. Ndërkohë, audicioni për trajnerin e ri të Milanit vazhdon prej kohësh dhe i fundit që i është bashkuar listës është Graham Poter, i cili ishte kontaktuar edhe në të kaluarën. Për të nuk flitet prej kohësh, megjithatë ish-trajneri i Çelsit, mesa duket është një nga kandidatët për të zënë vendin e Stefano Piolit sezonin e ardhshëm.

Lajmi vjen drejtpërdrejt nga Anglia, shtëpia e trajnerit që vitin e kaluar shpartalloi Milanin në Champions gjatë fazës së grupeve, por që pavarësisht kësaj pati një sezon të komplikuar në përgjithësi. Sipas “Telegraph”, në fakt, klubi kuqezi do të kishte treguar miratim ndaj Poterit, i cili përmbush kriterin e teknikut ndërkombëtar që aq përzemër e kanë në katet e larta të “Casa Milan”.

Portale të ndryshme, në orët e fundit, përmendin edhe Jurgen Klopin, por duket e vështirë që gjermani të zbarkojë te kuqezinjtë. Qoftë për rrogën, po ashtu edhe për merkaton që mund t’i ofrojnë drejtuesit që dukshëm nuk duan të bëjnë shpenzime marramendëse.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nuk është Zirkzee

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.