Futbollisti i ri që po spikat në “La Masía”, Adam Qaroual (shtetas gjerman me origjinë marokene), postoi paraditen e kësaj të hëne një fotografi me Jorge Mendes, menaxherin e njohur portugez, që punon me emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo.
Mesfushori sulmues luan për Barcelonën U-13. Ai mbërriti në vitin 2023 nga skuadra holandeze, PSV Eindoven.
Të shtunën e kaluar, i riu mori një fanellë të Cristiano Ronaldos, të ofruar nga përfaqësuesja. Ai bëri një postim në rrjetet sociale duke e falënderuar menaxherin e njohur: “Me njeriun unik… faleminderit për dhuratën e bukur, Jorge!”, ka shkruar djaloshi.
Media në Spanjë e interpreton këtë fotografi që një përkëdhelje që po i bën menaxheri i njohur lojtarit të talentuar, me perspektivën që në të ardhmen të bëhet përfaqësues i tij.
Medes përfaqëson shumë talentë të futbollit, duke përfshirë emra të shquar si: Lamine Yamal, Ansu Fati, Alejandro Baldé, Guille Fernández etj.