• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kontakti Pavloviç-Turam nxiti debat, shefat e arbitrimit “tërbojnë” Interin

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Diskutimet vazhdojnë. Do të vazhdojnë ditë pas dite. Sepse dyshimet qëndrojnë.

thuram.inter.2024.25.contatto.pavlovic.milan.2800x1600

Në minutën e 27-të të ndeshjes, Markus Turam rrëzohet në zonën e Milanit dhe përpara sesa Teo Hernandez të mbërrinte tek topi (ndërhyrje e saktë), ka një goditje nga mbrapa nga ana e Pavloviç. Penallti apo jo? Ishte sade, sipas trajnerit të Interit. Mirëpo, nga shefat e arbitrimit në Itali ishte thjesht një pengim i vogël që nuk ndikon në dinamikën e aksionit. Sipas tyre, Daniele Kifi ka bërë shumë mirë që nuk ka akorduar penalltinë në favor të Interit.

KONTAKT I LEHTË

Është e vërtetë që disa herë metri i gjykimit nuk ngjason nga një ndeshje në tjetrën, por në kohët e fundit arbitrat kanë marrë një direktivë të qartë që nuk duhet të akordojnë penallti kur ka kontakte shumë të vogla brenda zonës. Kontaktet e lehta dhe jo të qarta nuk duhet të ndëshkohen. Dhe kështu u konsiderua ndërhyrja e Pavloviç ndaj Turamit si në fushën e lojës ashtu edhe në VAR. Kifi, i zoti deri në atë moment, i ndihmuar edhe nga VAR ka marrë vlerësimet nga “shefat” e tij për këtë ndërhyrje. Kontakti mes lojtarit të Milanit dhe atij të Interit është konsideruar larg standardeve të penalltisë dhe për këtë arsye nuk u fut as sistemi VAR.

Këta të fundit ia kanë lënë gjithçka fushës së lojës, ku Kifi është treguar i bindur për gjithçka ka parë brenda zonës dhe nuk vendosën që ta thërrisnin përpara monitorit sepse nuk kishim të bënim me një gabim flagrant dhe evident që do të kishte ndryshuar të gjithë dinamikën e ndeshjes dhe ndoshta rezultatin. Edhe Markus Turam ishte i bindur për atë që kishte përjetuar në fushë, por duket se “shefat” e arbitrave kanë dalë në mbrojtje të Kifit dhe kjo gjë mund të tërbojë akoma më shumë zikaltrit. Inzagi në fakt ka renditur disa raste të tjera, sipas të cilit janë duke e stresuar dhe po dëmtojnë skuadrën e Interit në këtë sezon.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Veselinovic: Nuk mendoj për derbin, Laçi është shumë i fortë në shtëpi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.