Mes dyve që grinden, i treti kënaqet nëse nuk do të ishte për faktin se, i përkëdhelur nga qetësia e liqenit të Komos, ai po gëzon duke ecur mirë siç ka bërë që prej fillimit të sezonit.Në javën që duhet të çojë në zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv, me Furlanin në pritje të një sërë diskutimesh pak a shumë eksploruese, emri i Sesk Fabregas po shfaqet si hije mbi pankinën e drejtuar aktualisht nga Serxho Konseisao. Kjo nuk është një risi absolute, le të jemi të qartë: spanjolli prej disa kohësh shihet me respekt të lartë nga drejtuesit e “Djallit”. Megjithatë, orët e fundit kandidatura e tij është ngjitur në disa pozicione të rëndësishme. Sepse Masimiliano Alegri nuk i ngroh mjaftueshëm zemrat e inatosura milaniste dhe Antonio Konte, i cili ndoshta do t’i bënte të gjithë në një mendje, shoqërohet me një sërë problemesh jo të parëndësishme, e para ndër të cilat është kontrata aktuale që e lidh me Napolin.
VLERËSIME – Zgjedhje e thjeshtë, atëherë? Fare. Siç shpjegohet nga “Corriere dello Sport”, Sesk Fabregas ka blerë aksione në klubin e Komos, të cilat, padyshim, duhet t’i heqë nga emri i tij për të pranuar një destinacion tjetër. Çështja nuk do të ishte as shumë e komplikuar, nëse nuk do të ishte për faktin se spanjolli, siç u përmend, po ecën shumë mirë në dhe po vlerëson me kujdes nëse kjo është koha e duhur për të bërë një hov kaq të rëndësishëm nga një ekip në rritje në një klub prestigjioz. Me pak fjalë, me këmbët e vendosura fort në tokë, ai nuk do t’i nënshtrohej domosdoshmërisht kuqezinjve. Fundja, me moshën që ka, karriera e tij është e gjitha për t’u zhvilluar dhe një vit më shumë përvojë në një realitet modest si i Komos mund të mos i bënte keq, madje duke bërë mirë, mund t’i shtoheshin shanset për të drejtuar Barcelonën, që mbetet ëndrra e tij në karrierën e re.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL