• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konte do rekorde, kërkon të zbresë Interin nga froni

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Katër ndeshje për të hyrë në histori. Pas fitores ndaj Torinos dhe humbjes së njëkohshme të Interit kundër Romës, Napoli është rikthyer në krye të renditjes i vetëm, me tri pikë avantazh. Gjithçka mund të ndodhë ende sigurisht, por shiriti i finishit ndërkohë është afruar pak më shumë. Do të ishte një arritje në disa aspekte edhe më e bujshme sesa ajo e dy viteve më parë.

konte

Para së gjithash, sepse nuk ka ndodhur kurrë në Serinë A me njëzet skuadra që titullin ta fitojë formacioni, i cili sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dhjetë. Kjo ka ndodhur vetëm një herë, por në një kampionat me tetëmbëdhjetë skuadra, nga Milani në vitin 1999, që kishte përfunduar i dhjeti në 1998.

Do të ishte gjithashtu një arritje për në librin e rekordeve edhe për Antonio Konten, i cili mund të bëhet trajneri i parë në historinë e futbollit italian, që udhëheq tri skuadra të ndryshme drejt titullit kampion, pasi e ka arritur këtë me Juventusin (2012, 2013, 2014) dhe Interin (2021). Deri te ngjarjet e “Calciopolit” do të kishte barazuar Fabio Kapelon (katër me Milanin dhe një me Romën), të cilit më pas iu hoqën titujt e fituar me Juventusin.

Pikërisht së bashku me Kapelon, Konte do të zinte vendin e tretë në podiumin e trajnerëve më të suksesshëm në Serie A: Trapatoni ka 7 tituj kampionë, Alegri 6, Kapelo dhe Lipi nga 5.

NGA JUGU- Në 29 vite karrierë, duke përfshirë edhe triumfet si futbollist, Konte ka fituar 9 tituj kampionë. Viti i tridhjetë mund të përkojë me titullin e dhjetë, për një mesatare mbresëlënëse prej një kampionati të fituar çdo tre vite karriere. Për më tepër, në epokën De Laurentiis që ka nisur në vitin 2004, asnjë trajner nuk ka bërë më mirë se ai në sezonin e parë me Napolin.

Në 34 ndeshje, Sarri kishte arritur 73 pikë në vitin 2016, Spaletti 67 në 2023, Ançeloti 70 në 2019, ndërsa Benitez 68 në 2013. Nëse i shtojmë edhe një dozë krenarie jugore, salentini Konte është tashmë trajneri më i suksesshëm i Italisë së Jugut dhe do të bëhej i pari trajner jugor që udhëheq drejt lavdisë një skuadër jugore. Një arritje brenda një tjetër arritjeje.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

E bujshme, Odise Roshi mund të kthehet të luaj në Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.