• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konte fut shkopinj nën rrota, Interi nuk bie në grackë. Inzagi: Mbyllim veshët dhe flasim në fushë

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në “Appiano” kanë vendosur tapat në vesh, ashtu siç i pëlqen Simone Inzgit. Në kampin e zikaltërve mendojnë që deklaratat e bëra nga Antonio Konte dhe sulmet e marrë nga opinioni për penalltinë në favor do të vazhdojnë gjatë këtë sezon, prandaj është mirë që të mësohen.

simone inzagi

Do të bëjnë gjithçka për të rrëzuar nga froni kampionët dhe e mira është që të vendosin një mur përpara. Interi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe të kritikave sepse Antonio Konte është një “mjeshtër” komunikimi për të arritur qëllimet e tij. Kërkon që të vërë nën presion arbitrat sa herë që të jenë në “San Siro”.

Bepe Marota e njeh mirë Konten dhe në Milano gjithashtu. Është një klimë e përgjithshme që në fakt shërben për t’i hedhur pakëz kripë një kampionati që do të vazhdojë gjatë në këto fronte. Sezoni i zikaltërve do të varet pikërisht edhe nga këto situata dhe mënyra se si do dalin prej tyre dhe inteligjenca për të mos rënë në grackë. Interi nuk ka ndërmend që të përgjigjet, por dëshiron ta bëjë në fushën e lojës. Këtu e dinë që ndihen të fortë dhe superiorë për të mbrojtur titullin.

Edhe vjet- Edhe sezonin e kaluar ndodhi e njëjta histori, ku protagonisti në anën tjetër ishte Masimiliano Alegri. Një shprehje e përdorur prej tij me hajdutë dhe policë që ndikoi jo pak në media, por Interi nuk u mor fare me këtë histori. Bepe Marota di gjithmonë që të përgjigjet në momente të tilla. Inzagi ishte spektator dhe jo protagonist. Interi donte të përgjigjej vetëm në fushë dhe ia doli. Askush nuk e shpërqendroi nga objektivi për të arritur yllin e dytë në fanellë.

Qëllimi është për të mos ndryshuar strategji edhe këtë herë. Sigurisht që Inzagit nuk i kanë pëlqyer aspak fjalët e kolegut të tij, pavarësisht se Konte tha që fjalët ishin për arbitrat dhe jo për Interin. Por të gjithë e dinë që ai e pati qëllimin për të thumbuar ish-skuadrën e tij. Edhe Simone di mirë të kthejë përgjigjet, por nuk e ka bërë sepse do vetëm të përqendrohet në fushën e lojës. Edhe kjo është një mjeshtëri ndryshe nga ajo e Kontes, por qëllimi është i njëjtë. Skuadrat duan titullin kampion në fundin e këtij sezoni.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Falcao bëhet legjendë e futbollit kolumbian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.