• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konte i kënaqur pas barazimit me Interin: Në fillim të sezonit nuk do e besonim, u tregova i mirë dhe i bëra lojtarëve dhuratë

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Napolit, Antonio Konte, ka qenë i lumtur edhe pse supersfida me Interin u mbyll në barazimin 1-1 dhe nuk i mundësoi skuadrës së tij kthimin në krye.

antonio konte

“Shpërblimi janë dy ditët e pushimit meqë luajmë të dielën e ardhshme, kështu që mendoj se kam qenë shumë i mirë me lojtarët. Ata preferuan të punojnë tani dhe pastaj të kenë dy ditë pushim me familjet e tyre. Janë tipa aq seriozë sa nuk e kam problem. Ka pak zhgënjim sepse luajtëm shumë mirë kundër një skuadre shumë të fortë, një luftanije që është ndërtuar ndër vite dhe sot është skuadra që duhet mposhtur. Nëse duam, edhe në kohë vështirësish dhe lëndimesh, kur ka dëshirë dhe vendosmëri, mund të themi fjalën tonë. Dhe për këtë arsye duhet të pendohemi edhe më shumë për pjesën e dytë në Komo. Nëse në jemi kështu, mbeten edhe 11 ndeshje. Nëse e bëjmë, do të mbetemi të kapur pas tyre deri në fund, nuk do t’ju themi se për çfarë.

Unë mendoj se Lukaku luajti ndeshjen e tij më të mirë sot që kur ka ardhur te Napoli. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, sepse nëse ai bëhet dominues, dominojmë gjithashtu edhe ne dhe ai ka vuajtur pak në këtë sezon.

Sot luajtëm me shumë guxim, u thashë djemve t’i shikonin në sy dhe t’i bënin presing pa frikë, t’i linin atyre lojën një kundër një. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe tani duhet të kuptojmë se fillon të varet nga ne dhe jo aq shumë nga të tjerët. Pas një rrugëtimi shtatë mujor, ne kemi filluar të kuptojmë se ka diçka të mirë. Përballja me këtë Napoli bëhet e vështirë për të gjithë, por djemtë e dinë që unë nuk kënaqem.

Kanë mbetur edhe 11 ndeshje, nëse në fillim të kampionatit do të na kishin thënë se do të ishim një pikë larg kreut në renditje, nuk do ta kishim besuar kurrë, por sot të gjithë jemi të vetëdijshëm që na pret fundi i sezonit ku ka një skuadër shumë të fortë, por edhe të tjerë si Atalanta dhe Juventusi që është gati. Por ne duhet të vazhdojmë si këtë mbrëmje dhe si me Juven. Mendoj se të dhurojmë këtë lloj performance dhe emocioneve për fansat është dhurata më e mirë. Të japësh emocion përtej rezultatit, mendoj se është gjëja më e bukur”, tha Konte pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sigal Prishtina vazhdon me formë të mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.