Tuesday, 21. April 2026
Sport

Konte merr ofertën zyrtare nga Napoli, ja shifrat e saj

GS 15/05/2024 1 Min. Lesezeit

Antonio Konte është gati që të rikthehet në stol, por ndërkohë e ardhmja e tij është një mister që pritet të zgjidhet brenda kësaj vere.

KONTE 1

Sipas asaj që raporton “Sportitalia”, dje ka ndodhur një takim mes trajnerit dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, në të cilin leçezi ka marrë edhe ofertën e parë zyrtare. Producenti i filmave në Hollivud i ka vënë mbi tavolinë Kontes një kontratë 3-vjeçare prej 7 milionë eurosh në sezon, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh, e cila duket se është edhe ajo më rëndësishmja deri tani.

Pa dyshim që Konte nuk ka dhënë menjëherë një përgjigje, duke qenë se për të në garë është edhe Milani e Juventusi, por pa dyshim që kundërsulmi i Napolit do të zgjojë të dyja klubet e tjera të interesuara.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: