• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konte “provokon” Interin: U pendova që ika nga Juventusi, ja dëshira që kam tani…

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Konte e ka refuzuar për momentin rikthimin në stolin e një klubi duke treguar se dëshiron ende të gëzojë jetën jashtë fushe. Në njëfarë mënyre, italiani ka dhënë kështu edhe arsyet e tij për refuzimin ndaj Aurelio de Laurentisit që e ka konsideruar për pankinën e Napolit të tij në vend të Rudi Garsias.

KONTE

Pasi foli në Festivalin e Sportit, tekniku italian është shprehur edhe në programin e “Rai”-t “belve” duke u ndalur si te Roma dhe Napoli, por edhe te zgjedhjet e tij gjatë karrierës dhe lamtumirën më të vështirë.

NAPOLI DHE ROMA – Edhe pse refuzoi për momentin Napolin, italiani nuk e ka fshehur vlerësimin për atmosferën në qytetin jugor, ashtu si ka treguar edhe vlerësimin e tij për kryeqytetin: “Napoli dhe Roma janë dy vende që e jetojnë me pasion futbollin dhe unë nuk do t’i thosha jo stërvitjes në këto vende për të provuar pasionin që ata shprehin. Është një eksperiencë unike mendoj dhe shpresoj që një ditë të kem mundësinë ta kem si përvojë”.

ZGJEDHJET – Gjatë intervistës Konte tregoi edhe filozofinë e tij për të mos marrë drejtimin e një klubi në mes të sezonit dhe lamtumirën nga Juventusi. “Unë nuk i marr skuadrat në garë, sepse ato janë situata të krijuara më parë. Në 2014-ën u largova nga Juventusi pas tri vitesh dhe është lamtumira për të cilën më vjen më shumë keq.

Kur edhe për gjëra të vogla sheh probleme të mëdha… vendosa që më mirë ishte të largohesha”, zbuloi Konte, që komentoi ofertat arabe dhe vendimin e Roberto Mançinit për të stërvitur aty. “Kam refuzuar një klub të kampionatit arab. Mançini? Ai bëri diçka historike në kampionatin europian, pastaj ishte mospjesëmarrja në Botëror… Janë situata që shkaktojnë plagë. Por në atë rast ndoshta edhe unë do të isha larguar”, përfundoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Murati pas fitores së Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.