• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konte te Napoli? De Laurentis: Nuk flas për të prej nëntorit, këtu Spaletit i vodhën makinën

16/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Konte vazhdon të diskutohet si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimi e Napolit. Por presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentis, ka lënë të kuptohet sot para mediave se për momentin nuk ka asgjë konkrete rreth trajnerit të ri. Gjithsesi, ai ka theksuar se askush nuk do të jetë “shpëtimtari” i situatës dhe ka kujtuar se si ishin trajtuar trajnerët më parë në qytet.

283aae24014a642819ac6f73c778bd4e-82271-oooz0000

“Ju keni folur për të, unë nuk kam folur kurrë. Kam folur në nëntor dhe pastaj kurrë më. Kur unë thirra Sarrin, që vinte nga Empoli, më kanë bërë parulla kundër. Më pas, kur mora Spaletin, pas vendit të tretë në renditje i vodhën makinën, ndaj të jemi pak më të qetë.

Këtu duket sikur ka vetëm një njeri i cili mund ta drejtojë Napolin drejt objektivave të rëndësishme. Nëse unë kam qenë promotori, bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë, i 14 viteve në Europë… e kisha thënë që do të ishte e vështirë të përsëritnim vetveten pas titullit.

Nuk kisha përjetuar kurrë një sezon të tillë, le të themi që e lëshova veten, lashë që të më kushtëzonin, por edhe mediat shkruanin që duhej shkarkuar trajneri. Pastaj nuk mund të detyrosh trajnerë të caktuar të vijnë, ose nuk mund të bësh asgjë që sulmuesi yt të shënojë gol, apo ta bësh të ndjehet keq duke luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve. Unë kam mbajtur gjithçka mbi vete, po në një moment të caktuar, diçka ia kam kthyer edhe unë atyre që më kanë kritikuar”, tha De Laurentis.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gafat dhe ndalesat kanë prishur bukurinë e lojës, Premier Liga do votojë për heqjen e VAR-it

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.