Monday, 30. March 2026
Sport

Kontrasti i fortë/ 2026-a nis me 12 gola më pak se java e fundit e 2025-ës në Superiore

GS 16/01/2026 2 Min. Lesezeit

Java e 19-të e Abissnet Superiore, e para për vitin 2026, ka treguar se skuadrat janë larg ritmit që kishin në fundin e 2025-ës. Në 5 ndeshjet e zhvilluara në mesjavë, të transmetuara direkt në RTSH, janë shënuar shumë pak gola, vetëm 5 gola.

Kemi të bëjmë me një kontrast të fortë sa u përket golave të shënuar. Në javën e 18-të të kampionatit, që mbyllte vitin 2025, shënoheshin 17 gola. Java e parë e fazës së tretë prodhoi vetëm 1 gol për ndeshje dhe 12 gola më pak në raport me javën paraardhëse.

Një nisje me “frena dore” e vitit kalendarik. Ndoshta skuadrat janë treguar të rezervuara për të mos e nisur vitin me humbje. Po ashtu, pauza mes fazës së dytë dhe të tretë të kampionatit – edhe pse u luajtën ndeshjet e Kupës së Shqipërisë disa ditë më parë, – duket se ka ndikuar në humbjen e ritmit të lojës sulmuese.

Gjysma e skuadrave të kampionatit dhe konkretisht Egnatia, Dinamo City, Partizani, Teuta dhe Bylis nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës në javën e 19-të. Nga 5 skuadrat e tjera që shënuan, asnjëra nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës më shumë se një herë. Rendimet shumë i ulët, që sjell në kujtesë startin e kampionatit.

Teilen: