• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kontrata e parë si profesionist, sulmuesi 20-vjeçar shqiptar rinovon me klubin italian

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi shqiptar Rrok Toma, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave kuqezi, ka nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me klubin e Albinolefes, në atë që është tashmë marrëveshja e tij e parë si profesionist.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë duke shënuar 6 gola me fanellën kuqezi, është prej një viti pjesë e skuadrës së parë të klubit që gjendet në Serinë C në Itali. Tanimë klubi ka ushtruar të drejtën e zgjatjes së kontratës së tij deri në qershorin e vitit 2025.

Djaloshi i lindur në Lezhë, është transferuar në Itali që në moshë të vogël duke u bërë pjesë edhe e klubit të Torinos me moshat U16 dhe U17, para se të përfundonte te të rinjtë e Albinolefes dhe spikaste duke iu bashkuar skuadrës së parë.

Megjithatë, ai është aktivizuar më shumë në kampionatet e moshave me klubin e Albinolefes gjatë kësaj periudhe, duke shënuar 6 gola e dhënë 4 asiste në 14 ndeshje të luajtura. Deri tani, Toma ka luajtur 4 ndeshje në Serinë C me fanellën e Albinolefes.

Next Post

Moise Kean largohet nga Juventusi, transferohet tek ekipi tjetër i Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.