Bajerni i Mynihut do të hapë në ditët në vijim bisedimet për rinovimin me Leroi Sane të kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni.
Në Bavari që prej vitit 2020, gjermani me origjinë senegaleze nuk e ka fshehur dëshirën për të vijuar përvojën e tij në klubin aktual. Nga ana e tyre, edhe drejtuesit e klubit pritet të rifillojnë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit për një akord të ri, skadenca e të cilit do të ishte në vitin 2028.
“Kicker” ka mësuar edhe shifrat e marrëveshjes të mundshme, e cila do të ketë një kosto prej 14 milionë eurosh në sezon. Këtë sezon, Sane ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 5 asistime nga 41 paraqitje.
PANORAMASPORT.AL