• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kontratat faraonike nga Arabia kanë ridimensionuar futbollin, Ronaldo i pakapshëm/ Ja lista

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për të bindur Nejmarin të largohej nga Liga 1 franceze dhe të bashkohej me Ligën Pro Saudite, klubi i tij i ri, Al-Hilal, duhej të paguante shpërblimin e një mbreti të futbollit.

F8aNgoiXgAAeUNy

Ylli brazilian 31-vjeçar thuhet se ka marrë një rezidencë me personel, një flotë makinash luksoze dhe akses në një avion privat, si dhe bonuse për fitoret e ekipit, postimet në mediat sociale dhe lejen për të jetuar me të dashurën e tij, diçka e kufizuar nga ligji islam. E gjithë kjo përveç 80 milionë dollarëve të vlerësuara që Nejmar do të marrë për të luajtur këtë sezon (112 milionë dollarë fitime në total). Al-Hilal mund ta përballojë atë.

Klubi është një nga katër që Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, i pajisur me 700,000 milionë dollarë (në asete), mori përsipër në qershor dhe një pjesë themelore e ambicieve të tepruara sportive të mbretërisë. Sauditët janë gati të shkundin skenën botërore të futbollit dhe të krijojnë një destinacion të ri për talentet e mëdhenj. Dhe ata nuk kanë asnjë shqetësim për të shpenzuar shuma astronomike parash për të marrë në dorë një galaktikë yjesh.

Në total, revista “Forbes” vlerësohen se njëmbëdhjetë futbollistët më të paguar në botë do të fitojnë 995 milionë dollarë këtë sezon. Kjo është një rritje marramendëse prej 53% krahasuar me listën e vitit të kaluar, ku paraqiteshin dhjetë lojtarë me një total rekord prej 652 milionë dollarësh. Lojtarët e Saudi Pro League kanë zënë katër vende këtë vit dhe përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të vitit 2023, kryesisht për shkak të kontratave të tyre fitimprurëse në fushë.

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë i paarritshëm teksa kryeson listën e futbollistëve më të paguar me të ardhura totale të parashikuara prej 260 milionë dollarësh. Ronaldo pritet të fitojë 200 milionë dollarë në fushë, por marrëveshja e tij besohet të përfshijë pagën e tij të lojës, si dhe stimujt financiarë nga marrëveshjet tregtare të lehtësuara nga klubi. Këto të ardhura vjetore vlerësohen në 60 milionë dollarë. Pas Kristiano Ronaldos, podiumi kompletohet nga Lionel Mesi (SHBA) dhe Nejmar (Arabia Saudite).

LISTA

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

VIDEO/ Italia dhe Danimarka nuk llogarisin kundërshtarët, Hungaria fiton mes emocioneve ndaj Serbisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.