• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Koopmeiners kushton shumë, Juventus “psonis” te rivalët e Serie A

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa kohësh “Bardhezinjtë” e Juventus janë në kërkim të një mesfushori për të përforcuar organikën për sezonin e ardhshëm dhe emri i piketuar nga”Zonja e Vjetër” është ai i “tulipani’ holandez, Teun Koopmeiners, i cili po shkëlqen te prej disa sezonesh tashmë te “Bergamaskët” e Atalanta, mirëpo këta të fundit nuk pranojnë më pak se 60 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo shifër ka stepur jo pak rekordmenët e Italisë, me bordin që shpreson ende se “Zikaltërit” do të ulin pretendimet, por në të njëjtën kohë kanë nisur të studiojnë tregun për të pasur edhe një plan B apo një plan C, kështu dy emra të tjerë që Giuntoli po mban nën vëzhgim janë Mateo Guendozi i Lazio dhe Lazar Samardzic i Udinese.

Për të parin Lazio mund të pranojë të heqë dorë nëse vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh, duke qenë se e bleu vetëm një vit më parë nga Marseille për 18 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër Udinese kërkon minimalisht 25 milionë euro për Samardzic, por serbi është ende i ri dhe nuk ofron shumë garanci.

Ndërkohë, trajneri i ardhshëm i bardhezinjve, Thiago Motta, mësohet se ka pasur një telefonatë me francezit Adrien Rabiot, të cilin ka provuar ta bindë që të firmosë zgjatjen e kontratës me Juventus, kjo pasi dyshja kanë qenë shok skuadra te PSG-ja, disa sezone më parë dhe tekniku i ri i Juventus kërkon të punojë sërish me francezin. /i.m /abcnews.al

Next Post

EURO 2024/ Prej 28 vitesh nuk fitojnë Evropianin, Federata gati premion për triumfin e madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.