Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Koopmeiners: Pjesa e dytë ishte zhgënjyese, Juventus nuk mund të pësojë 5 gola

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Patëm një pjesë të parë të mirë, shënuam dy gola të shkëlqyer, por mënyra se si shkoi pjesa e dytë nuk është e mirë”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga mesfushori holandez Teun Koopmeiners.

Ai ishte lojtari më i mirë për Juventus në mbrëmjen e djeshme, ku bardhezinjtë u mundën 5-2 nga Gallatasaraj, në sfidën e parë eliminatore të Champions League. Holandezi shënoi dy golat për Juventus në këtë ndeshje.

Për Koopmeiners, ndëshkimi me të kuq i Cabal ndikoi në rezultatin final: “Kur marrim një karton të kuq, duhet të mendojmë për menaxhimin e situatës në mënyrë më inteligjente. Nuk mund të pranojmë pesë gola.”

Për performancën e tij, ku realizoi dy gola, ai shtoi: “Nuk mund të jem i lumtur sepse nuk llogaritet për asgjë kur shikon pjesën e dytë. Shënuam dy gola, por duhet të shënojmë të paktën tre ndeshjen e kthimit në Torino“.

Teilen: