• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Korabi bëri kampionat të mrekullueshëm, por e meritoi Erzeni

04/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit, ka deklaruar se është i kënaqur me atë që ka dhuruar skuadra e tij, por gjithashtu edhe se Erzeni e meritonte më shumë praninë në elitë.

“Sinqerisht, falënderoj çunat për këtë kampionat të mrekullueshëm, shumë i vështirë. Kemi bërë më të mirën e mundshme tonën. Sporti është edhe fat. Normalisht do i thosha urime ekipit të Erzenit, për mendimin tim, e meritoi fitoren.

Duke njohur më së miri në detaje presidentin Mziu, jam i sigurt që do të bëjë përsëri një ekip shumë pretendues, gjithmonë me pretendime për t’u ngjitur. Duke njohur grintën e pasionin për Korabin, jam i sigurt që do të jetë shumë i fortë për vitin tjetër.

Për fatin tim të keq, ndodhi në dy play-off radhazi që nuk kemi mundur të kalojmë. Por ky ishte fati, dhamë atë që kishim mundësi të jepnim, morëm atë që merituam.

I thamë djemve ‘mos u mërzitni, ky është futbolli. Në fushë ka vetëm një fitues, jo të gjithë fitojnë’. Jemi ekipi me moshë më të re në Kategorinë e Parë, është një bosht të rinjsh që premton për të ardhmen”, tha Kumbarçe.

Next Post

Superliga e Kosovës: Këto janë ekipet që do të marrin pjesë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.