Tuesday, 11. August 2026
Sport

Korenica kërkon largimin nga Cluji

GS 11/08/2026 1 Min. Lesezeit

Meriton Korenica është duke kërkuar të largohet nga skuadra rumune, Cluj, shkruan të martën “spotmedia”.

Korenica po e kërkon largimin është edhe për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet Cluji kohët e fundit.

Reprezentuesi i Kosovës dëshiron të luajë për një ekip tjetër. Mësohet se tashmë ka disa oferta për sulmuesin e krahut.

Skuadra si Universitatea Craiova dhe Rapid Bukuresht kanë shprehur interesim për Korenicën.

29-vjeçari është prej futbollistëve më të rëndësishëm të Clujit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Teilen: