Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji
Goli i Meriton Kotenicës ndaj Metaloglobusit, ndeshje që Cluji e fitoi 4:2 është zgjedhur më i miri për muajin janar te skuadra rumune.
Cluji ka njoftuar se tifozët e kanë votuar golin e Korenicës për më të mirin e muajit të shkuar.
Korenica shënoi golin e tretë për Clujin ndaj Metaloglobusit në minutat e fundit të ndeshjes.
Mesfushori ka vazhduar me formën e mirë te Cluji edhe këtë vit, ku në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola.
Teilen: