Te skuadra nga Rumania, FCSB kanë marrë lajme të mira sa i përket mesfushorit Meriton Korenica.
Edhe pse njoftimi i parë ishte se Korenica ishte lënduar para ndeshjes së fundit në kampionat me Argesin dhe se nuk do të rikthehet deri në vitin tjetër, mesfushori pritet të jetë i gatshëm për lojë.
Korenica ka lënduar kyçin e këmbës dhe nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por mediumet rumune raportojnë se ai do të rikuperohet së shpejti.
Deri në fund të këtij viti, FCSB i ka edhe gjashtë ndeshje për t’i zhvilluar në të gjitha garat kurse Korenica sipas të gjitha gjasave do të jetë gati prej muajit tjetër.
Ai u transferua me bujë të madhe nga FCSB gjatë verës nga Cluji por me ekipin e ri ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje kampionale.
29-vjeçari ka kontratë me skuadrën rumune deri në verën e vitit 2028 dhe FCSB me padurim po e pret rikthimin e tij në fushë.