Në këtë merkato verore, Milani do t’i duhet edhe një zëvendës i Rafael Leaos, që të jetë në lartësinë e situatës. Megjithatë, kusht thelbësor për mbërritjen e një fytyre të re është transferimi i njërit ose dy lojtarëve që alternuan portugezin në sezonin e kaluar. Pra, Rebiç ose Origi.
Në rast largimi të tyre, kuqezinjtë do të kërkonin Jesper Lindstrëmin. I lindur në vitin 2000, danezi i Frankfurt në sezonin e kaluar shënoi 9 gola dhe dha 4 asiste në 38 ndeshje mes Bundesligës, Champions-it dhe Kupës së Gjermanisë.
Sipas “BILD”, interesi i Milanit është konkret, por për suksesin e operacionit nevojiten 30 milionë euro, që për momentin klubi italian synon t’i investojë gjetkë (për një “pykë”).
MBROJTËSI I MAJTË – Pavarësisht se nuk i është dhënë përparësi, Milani po kërkon një zëvendës për Teo Hernandezin në këtë merkato të verës dhe Andrea Kambiazo mund të jetë emri i duhur.
I lindur në vitin 2000, mbrojtës i majtë italian në pronësi të Juventusit do të merrte në organikën kuqezi vendin që i takon BaloTuresë, i cili ka oferta nga Anglia dhe Franca. Në sezonin e kaluar, Kambiazo luajti për Bolonjën, duke zbritur në fushë 34 herë, e duke dhënë 3 asiste mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.
PANORAMASPORT.AL