• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova barazon me Zvicrën falë një super goli të Florent Muslijës

18/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me ritëm dhe emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët treguan karakter të madh sidomos në pjesën e dytë.

Dueli nisi me intensitet të lartë, me Zvicrën që rrezikoi e para në minutën e 6-të kur Aebischer depërtoi brenda zonës dhe goditi fuqishëm, por Arijanet Muriq reagoi me një pritje të shkëlqyer.

Deri në fund të pjesës së parë, të dy ekipet tentuan të krijonin raste, mirëpo 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të bardhë 0-0.

Fillimi i pjesës së dytë ishte tronditës për Kosovën. Vetëm dy minuta pas rifillimit, Djibril Sow e gjeti Ruben Vargasin brenda zonës dhe ky i fundit, me qetësi, e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1-0 të Zvicrës.

Pas golit, Kosova reagoi fuqishëm. Foda ndërhyri me zëvendësime duke futur Edon Zhegrovën dhe Baton Zabërgjën.

Reagimi i Dardanëve u shpërblye në minutën e 74-t, kur pas një aksioni të gjatë, topi u devijua drejt Florent Muslijes afër zonës.

Mesfushori i Kosovës goditi menjëherë me të djathtën, duke e dërguar topin në shtyllën e djathtë, përtej duarve të Gregor Kobelit, në një gol spektakolar që elektrizoi stadiumin. Rezultati u barazua 1-1 dhe atmosfera në “Fadil Vokrri” u ndez.

Në minutat e fundit, Kosova kërkoi me ngulm golin e fitores, duke ushtruar presion dhe freski në sulm, por pa mundur të krijojë rastin e pastër të dytë.

Takimi u mbyll 1-1, një rezultat i drejtë duke parë zhvillimin e ndeshjes. Ky barazim i jep Dardanëve vetëbesim dhe sinjale pozitive para ndeshjeve të play-offit.

Next Post

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.