• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Kosova-Danimarka, bileta e fundit drejt kualifikimeve për Eurobasket 2025

03/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA EuroBasket 2025, pasi Bullgaria dhe Sllovakia siguruan biletat e tyre të mërkurën.

Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova pret Danimarkën në Grupin H.

Të kryesuar nga ylli i tyre Iffe Lundberg, danezët kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Kosovës, në shtëpi në Danimarkë, 82-75.

Danezët kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar, pasi ka humbur katër ndeshjet. Tashmë “dardanët” duhet të përmbysin danezët në shtëpi.

Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje 6 pikë më pak, ndërsa Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 7 pikësh e më shumë.

32 kombëtare do të marrin pjesë në kualifikime dhe 24 vazhdojnë garat në Evropian.

Eurobasket 2025 do të mbahet në Letoni, Qipro, Finlandë dhe Poloni.

Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA EuroBasket 2025: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina./Lajmi.net/

  


Next Post

Miqësorja e fundit e Çelsit i jep shansin e artë Brojës, dëmtohet goditja e bujshme e verës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.