• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova dhe NATO

11/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se dy dekada më parë, NATO-ja intervenoi në Kosovë me qëllim që të ndalë terrorin që po shkaktohej nga forcat serbe, në luftën e viteve 1998/99.

Për 78 ditë zhvilloi bombardime mbi caqet e ushtrisë së atëhershme serbe, deri në Marrëveshjen e Kumanovës e cila shënoi kapitullimin e Serbisë me largimin e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe shënoi fundin e bombardimeve.

Marrëveshja ishte negociuar në mes të KFOR-it dhe zyrtarëve ushtarakë ish-jugosllavë. Ky veprim dërgoi në krijimin e një force paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë të udhëhequr nga NATO-ja.

KFOR-i, nën udhëheqjen e NATO-s, zbarkoi në Kosovë në qershor të vitit 1999 – misioni i tij është garantimi i sigurisë dhe lëvizjes së lirë për të gjitha komunitetet.

Prezenca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë u autorizua përmes rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ishte misioni më i madh paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, me rreth 50.000 trupa.

Sot, rreth 4.600 trupa të KFOR-it e vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë. Ata vijnë nga 27 shtete të botës.

Ushtarakët ndërkombëtarë u zvogëluan në numër nga viti në vit, pas përmirësimit të situatës në vend. Por, rëndësia e pranisë së tyre u theksua edhe njëherë në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit – pjesë e banuar me shumicë serbe – ku shefi i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi për shtim të trupave.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Në vitin 2023 Serbia – përmes gupeve kriminale – sulmoi Policinë e Kosovës dhe la të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Një vit më vonë, sulmoi edhe infrastrukturën kritike të shtetit.

Këto zhvillime vetëm sa rritën thirrjet e autoriteteve të Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Por, janë disa shtete anëtare që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 – pengesë kjo në rrugën drejt aleancës më të madhe ushtarake.

Ushtarët e KFOR-it vazhdojnë të patrullojnë pranë vijës kufitare me Serbinë dhe prania e tyre në Kosovë konsiderohet të jetë e domosdoshme.

Qëndrimi i NATO-s për prezencën ushtarake në Kosovë sigurisht do të dëgjohet edhe njëherë të martën në Prishtinë nga vetë shefi i aleancës, Mark Rutte i cili po qëndron sot në Kosovë.

Rutte do të takojë krerët e shtetit dhe do të flas para gazetarëve në një konferencë për media me presidenten Vjosa Osmani.

Next Post

Laçi-Egnatia në RTSH/ Tetova pa pesë titullarë, vendasit “shikojnë” tri pikët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.