Përfaqësuesja e Kosovës po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.
Ndeshja është ndërprerë për shkak të një transparenti të vendosur nga tifozët e Rumanisë ku shkruan Kosova është Serbi.
Përfaqësueset janë larguar nga fusha me vendim të gjyqtarëve.
Tifozët e Rumanisë e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.
Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.
Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.