Një super lajm për sportin shqiptar ka ardhur sot.
Nga 2-13 korrik 2025, Kosova dhe Shqipëria do të organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian CEV U16 për Femra, ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës.
Me pjesëmarrjen e 27 shteteve nga e gjithë Evropa, ky kampionat do të sjellë emocionet e ndeshjeve më të mira të volejbollit në Prishtinë dhe Tiranë.
CEV i ka besuar këtë organizim të madh Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Ky është një moment historik për të dyja vendet, duke treguar fuqinë e bashkëpunimit në sport, për dallim nga Federata e Futbollit të Shqipërisë.