Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale të play-offit të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kjo nëse ”Dardanët” arrijnë fitore sonte ndaj Sllovakisë.
Kombëtarja turke, para tifozëve vendas, fitoi në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ndaj Rumanisë, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ferdi Kadioglu, në minutën e 53-të.
Ndeshja e mundshme Kosovë – Turqi do të zhvillohet të martën, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Teilen: