Kosova e ka mbyllur me epërsi prej 1 goli pjesën e parë ndaj Lituanisë, pavarësisht se ishte dominuese. Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga Muharrem Jashari në minutën e pestë të takimit. Ishte pikërisht Jashari që u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.