FC Kosova Dusseldorfit ka shënuar fitore më lehtë se sa ka pritur ndaj DJK Sparta Bilk, me rezultat bindës 3:0 në kuadër të javës së 30-të të Bezirksliga
Kuqezinjtë kryesojnë me 77 pikël, dy më shumë se TSV Eller 04. Fundjava do të jetë drithëruese dhe vendimtare, për faktin se i dyti (TSV Eller 04) e pret të parin (Kosovën).
Kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka ose dilema do të zgjidhet në javën e fundit se cila skuadër të ngritet në Landesliga.
Kosova është shumë afër qëllimit.
“Gjithsej 77 pikë të grumbulluara me 3 pikët nga ndeshja e sotme kundër DjK Sparta Bilk.
Me golat e shënuar nga Valdet Totaj (32’ 78’) dhe Arton Tolaj (62’) klubi ynë merr një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi,ndeshja përfundoi me rezultat 3:0
Faleminderit për mbështetjen dhe shihemi të dielën ku për kundërshtar kemi TSV Eller 04 me fillim nga ora 15:00”, njofton FC Kosova Dusseldorf.
Renditja – 6 vendet e para
1. FC Kosova 30 24 5 1 95:26 77
2. TSV Eller 04 30 24 3 3 97:44 75
3. SG Benrath-Hassels 30 22 3 5 82:40 69
4. DJK Gnadental 29 21 4 4 117:43 67
5. DJK Sparta Bilk 30 15 6 9 102:46 51
6. TV Kalkum-Wittlaer 30 12 9 9 74:55 45