• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova e Holanda shkëmbejnë gjyqtarët e futbollit

19/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Holandës, janë dakorduar për shkëmbimin e gjyqtarëve në kampionatet elitare, marrëveshje kjo e arritur mes kreut të FFK-së, Agim Ademi dhe homologut të tij, holandezit Frank Pauuë.

FFK-ja, me anë të një njoftimi të lëshuar të mërkurën, ka njoftuar se Ademi ka pasur një takim punë me holandezin Pauuë në Tiranë, gjatë pritjes së organizuar nga FSHF-ja.

Ky takim thuhet se kishte për qëllim kryesor bashkëpunimin e FSHF-së dhe FFK-së me federatën holandeze në projekte zhvillimore dhe shkëmbimin e përvojave në futboll.

Një nga aspektet kryesore të diskutimit ishte organizimi i ndeshjeve miqësore mes gjeneratave të reja të dy vendeve, duke krijuar mundësi për talentet që të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të zhvillohen profesionalisht.

“Po ashtu, një pikë kyçe e marrëveshjes së bashkëpunimit është dërgimi i trajnerëve nga Kosova në klubet holandeze për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar nga modelet më të avancuara të futbollit.

Gjithashtu, u dakordua edhe për shkëmbimin e gjyqtarëve në kampionatet elitare, meqë Kosova aktualisht ka 16 gjyqtarë me stemën e FIFA-s”, ka shkruar FFK.

Gjithashtu, FFK-ja ka shtuar se gatishmëria e presidentit të federatës holandeze për bashkëpunim “është vlerë e shtuar në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të futbollit në Kosovë dhe Shqipëri”.

Next Post

Numrat janë në favor të Vllaznisë kundër Elbasanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.