Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, nënpresidenti Milaim Kelmendi si dhe krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), kryetari Bahri Gjinovci e sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë pritur sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kroacisë (HOO), Sinisha Krajaq.
Në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kroacisë, Frane Zaniq dhe Roko Sikitiq.
Palët kanë biseduar për thellim të bashkëpunimin mes institucioneve olimpike kombëtare dhe federatave kombëtare të të dyja shteteve, si dhe në projekte të ndryshme.
“Presidenti Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që bashkë me drejtuesit e FVK-së, të punojnë në ngritjen dhe avancimin e volejbollit në vendin tonë. Nga ana e tyre, mysafirët kroat, Krajaq dhe Zaniq, premtuan bashkëpunim në projekte të ndryshme mes dy Komiteteve Olimpike, por edhe mes dy Federatave të Volejbollit, bashkëpunimi i të cilave nuk ka munguar as në të kaluarën”, shkruhet në njoftimin e KOK-ut. /Lajmi.net/