• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova e mbyll me barazim në Riga

03/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbyllur me barazim ciklin e ndeshjeve në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e fundit të grupit dhe vendimtare për promovim në Ligën B, Dardanet barazuan 2:2 në udhëtim ndaj Letonisë, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Riga.

Kosovës i duhej fitorja për ta siguruar vendin e parë dhe për t’u ngjitur në Ligën B, pasi në ndeshjen e parë ndaj Letonisë kishte pësuar humbje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por përkundër përpjekjeve të mëdha, vajzat e drejtuara nga Sami Sermaxhaj nuk arriti ta përmbushë objektivin.

Vendaset kaluan të parat në epërsi me autogolin e pafat të Marigonë Tahirit në minutën e 17-të.

Reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm.

Vetëm pas tre minutash, Blerta Smaili barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 31-të, kapitenia Erëleta Memeti shënoi për përmbysjen e rezultatit në 2:1.

Megjithatë, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Letonia shënoi golin e barazimit përmes Karifina Miksone, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Në pjesën e dytë përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur golin e fitores, Dardanet nuk arritën ta thyejnë rezistencën e vendasve. Me këtë rezultat, Kosova e përfundon grupin në pozitën e dytë, duke mos arritur promovimin në Ligën B.

Next Post

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon seancën e dytë ndaj Serbisë, Manaj nuk stërvitet me grupin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.