• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova e Serbia ndajnë vendin e tretë në podiumin e Ballkanikut

02/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të rralla janë rastet kur sportistët e Kosovës përballen me ata të Serbisë. Ndërsa, edhe më rrallë ndodhë të paraqiten së bashku në podiumin.

Mirëpo, ndryshe ishte këtë fundjavë në Budvë të Malit të Zi.

Karateistet e Kosovës dhe ato të Serbisë e fituan vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe veteranë, që përfundoi të dielën.

Në konkurrencë ekipore, karateistet e Kosovës fituan medalje të bronztë, ndërsa gjatë pranimit të medaljeve ishin në podium së bashku me karateistet e Serbisë. Edhe ekipi përfaqësues i Serbisë u rendit i treti.

Vendin e parë e fitoi përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës, kurse të dytin Maqedonia e Veriut.

Kosova në garën ekipore u përfaqësua nga Vlerë Qerimi, Fortesa Orana, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.

Kosova nisi me fitore 2:0 ndaj Malit të Zi. Më pas u mposht 2:0 nga Maqedonia e Veriut. Në repesazh, karateistet kosovare fituan 2:1 ndaj Rumanisë.

Serbia fillimisht humbi 2:1 nga Bosnjë-Hercegovina e më pas fitoi ndaj Kroacisë.

Next Post

Deçiqi shënon fitore të madhe ndaj Mornarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.