• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova e Shqipëria duan bashkëpunim më të thellë në sport

25/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën, është mbajtur konferenca e parë sportive së bashku me Federatën Shqiptare të Basketbollit, Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, në të cilën u diskutua për rolin dhe mundësitë e shtrirjes së bashkëpunimi më të thellë të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sportit.

Liga Unike e basketbollit është hapi i parë që është bërë ndërmjet këtyre dy vendeve dhe kjo garë po shihet si derë e mirë edhe për bashkëpunim në sporte të tjera.

Kreu I FSHB-së, Avni Ponari theksoi se në fillimet e tyre kishin hasur vështirësi për ta organizuar Ligën Unike, por kjo pastaj u shndërruar në një ngjarje shumë të rëndësishme duke hyrë edhe në kalendarin e FIBA-s.

Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, sipas Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shumë i ngushtë, por mund të rritet edhe më shumë në fushën e sportit dhe jo vetëm.

Kreu i FBK-së, Arben Fetahu vuri në pah nevojën e madhe që kanë federatat për të bërë organizime të tilla.

Ndërkohë, mbështetjen logjistike dhe financiare për federatat sportive e garantoi presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Më 26 dhe 27 mars, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të mbahet “Final 4” i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve.

Next Post

Guardiola kërkon yllin e Real Madridit, City takon babain e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.